Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RROKULLIS

    kal.
    1. Lëshoj diçka nga një lartësi që të bjerë teposhtë duke u sjellë rreth vetes, shtyj që të lëvizë tatëpjetë duke u rrotulluar; rrëkëllej. Rrokullis gurët. Rrokullis një fuçi. E rrokullisi tatëpjetë (poshtë). E rrokullisi në greminë.
    2. E rrëzoj përtokë; e përmbys. E rrokullisi përtokë. E rrokullisi makinën në një hendek.
    3. fig. Kaloj kohën ose jetën me vështirësi dhe pa diçka të shënuar e të gëzuar. Rrokullis ditët. Rrokullis jetën.
    4. fig. I them fjalët, duke i shqiptuar shpejt njërën pas tjetrës e pa i menduar mirë; nxjerr nga goja. Rrokullisi pesë fjalë të tjera. Rrokullisi të lara e të palara.