Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RROPULLI

    f. vet. sh.
    1. Të brendshmet e kafshëve a të njeriut, përbrendësat. Rropullitë e berrit. Rropullitë e barkut. Ia hoqi rropullitë.
    2. krahin. Frerët e mishit, frenjat.
    3. fig. Sende e rraqe pa vlerë, rrangulla; mbeturina. Mbledh gjithfarë rropullish. Hedh tej rropullitë.

      Shprehje

      • Me fëmijë e me rropulli me të gjithë e me të gjitha ç'ka në shtëpi, me njerëz, me laçka e me plaçka.