RROTULL
f. sh.
- Rreth i vogël, i plotë e i trashë, me një vrimë në mes, që vihet në bishtin e një vegle ose përdorëseje. Rrotulla e tundësit. Rrotulla e boshtit për të tjerrë. Rrotull guri (buke, druri). I vuri një rrotull. Iu thye (i ra) rrotulla.
- tek. Rrotë e vogël me kanal përreth, në të cilën kalon një litar ose tel. Rrotull e lëvizshme. Rrotulla e makarasë. Rrotullat e vegjës.
- Ushqim i përgatitur në trajtë të një rrethi të plotë e të trashë ose një lëndë tjetër e derdhur në këtë trajtë, mëshere. Rrotull djathi (dhjami, dylli). Rrotulla hekuri (gize). Rrotulla bitumi (sere). E pres në rrotulla.
- Vilar a rrip i gjatë letre i mbështjellë si gyp ose fill teli i mbledhur si rreth. Rrotull letre. Rrotull teli. E bëj rrotull.
- Rrotëz peri. Rrotulla peri (spangoje).
- anat. Kockë në trajtë unaze ose rrethi të plotë. Rrotullat e kurrizit (e qafës) rruazat e kurrizit (e qafës). Rrotulla e gjurit gashta e gjurit.
- Zbukurim i qëndisur a i thurur në trajtë të një rrethi të plotë me vrimë në mes ose në trajtë të ngjashme me atë të rrethit. Çorape me rrotulla. Qilim me rrotulla.
- fig. Fjalë a shprehje e thënë tërthorazi, zakonisht me thumb. Flet me rrotulla. Gjuhen me rrotulla.