Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RROTULLOHEM

    vetv.
    1. Sillem rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vij rrotull, sillem qark. Rrotullohen rrotat. Toka rrotullohet rreth vetes dhe rreth Diellit. Rrotullohet në vend. Rrotullohet me shpejtësi.
    2. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. Majtas (djathtas) rrotullohu! Rrotullohem në shtrat.
    3. fig. Kujdesem për diçka, duke i bërë shërbimet e nevojshme; i vij rrotull diçkaje për ta bërë. I rrotullohej bagëtisë (kopshtit, lëmit).
    4. Pës. e RROTULLOJ.