Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RROTULLUES

    Im. sh. tek.
    1. Vegël ose mekanizëm që shërben për të rrotulluar diçka. Rrotullues i purtekave. Dhëmbëzat e rrotulluesit.
    IImb. tek.
    1. Që punon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese. Derë rrotulluese. Karrige (tryezë) rrotulluese. Sharrë (sitë, shoshë) rrotulluese. Përzierës rrotullues.
    2. Që vë në lëvizje diçka duke e rrotulluar. Forca rrotulluese.
    3. Që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin. Lëvizje rrotulluese.

      Shprehje

      • Shat rrotullues shih te SHAT,~I.