Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RROZGË

    f. sh.
    1. Degë e thatë a drizë që përdoret për zjarr, për të rrethuar një vend etj. Rrozga dëllinje. Ferra e rrozga. Një krah me rrozga. Gardh me rrozga. Mblodhi ca rrozga. Ndez zjarrin me rrozga.
    2. Vend me shkurre, me ferra e me drurë të thatë; shkorret; shkurret e ferrat në një vend të tillë. Hyri në një rrozgë. Mbeti (u gris) nëpër rrozga.
    3. vet. sh. Drurë të kalbur, kërcunj, rrënjë e gjithfarë mbeturinash që sjell lumi. Kishte sjellë lumi rrozga.
    4. Mbeturinë; lëmishte. Rrozgat e fshesës. Rrozgat e ullinjve.
    5. fig. mospërf. Njeri i plakur e i rënë, që nuk ka asnjë vlerë; bagëti e plakur, që nuk vlen më. Është bërë rrozgë. U martua me një rrozgë.
    6. përd. mb. mospërf. Që është plakur e ka rënë; që nuk ka më asnjë vlerë.

      Shprehje

      • Iku rrozga me bjezga shih te BJEZG/Ë,~A.