Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRUDHEM

    vetv.
    1. Më bëhet lëkura me rrudha; bëhem me shumë rrudha. Iu rrudh balli. U rrudh para kohe. U rrudh në fytyrë. I rrudhen sytë i mblidhen kapakët e syve, picërron sytë.
    2. vet. veta III. I bëhet sipërfaqja me vija a me pala të çrregullta, të ulura e të ngritura; bëhet me rrudha, zhubroset (për rrobat); i fishket lëkura e i mblidhet në rrudha (për frutat). Iu rrudhën rrobat në valixhe. Rrudhet molla (ftoi) në dimër.
    3. Më mblidhet cipa e gojës dhe e gjuhës kur ha a pi diçka të athët ose të hidhur. M`u rrudh goja (gjuha).
    4. vet. veta III fig. I zvogëlohen përmasat a i kufizohet fusha e veprimit, ngushtohet; rrëgjohet.
    5. Mblidhem, bëhem kruspull; mblidhem e strukem në një vend të ngushtë a të fshehtë. Rrudhem nga të ftohtët (nga pleqëria, nga sëmundja). U rrudh nga frika. Rrudhet iriqi. Rrudhet e struket. U rrudhën në vrimat e veta.
    6. fig. Lë fjalën përgjysmë ose mezi i nxjerr fjalët nga druajtja a nga një shkak tjetër.

      Shprehje

      • I janë rrudhur trutë ka rrjedhur nga trutë, është matufosur.