Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRUFE

    f. sh.
    1. Shkarkim elektrik i fuqishëm që ndodh në ajër në kohë shtrëngate midis dy reve ose një reje e Tokës dhe që shoqërohet me një shkreptimë të fortë drite e me gjëmime. Drita (flaka) e rrufesë. Shkreptimat e rrufeve. Krisma e rrufesë. Ra rrufeja. E goditi rrufeja. E dogji (e vrau) rrufeja. E pret (e thith) rrufenë. Si rrufe me shpejtësi të madhe, vetëtimthi. U përhap (u sul) si rrufe. Me shpejtësi rrufeje. Më ra si rrufe më erdhi krejt e papritur. Të rëntë (të vraftë) rrufeja! mallk.
    2. kryes. sh. fig. Kërcënim i rëndë; mallkim i rëndë. I hodhi rrufe. E gjuajti me rrufe.
    3. përd. mb. Që bëhet me shpejtësi shumë të madhe; i menjëhershëm dhe i shkurtër, i rrufeshëm. Mbledhje rrufe. Aksion rrufe. Vizitë rrufe. Pyetje rrufe. Ndeshje rrufe. Luftë rrufe. Grusht rrufe. Trim rrufe trim që lëshohet si vetëtimë mbi kundërshtarin.
    4. përd. ndajf. Me shpejtësi shumë të madhe, vetëtimthi. Ra rrufe mbi armiqtë. Ecën rrufe.

      Shprehje

      • Si rrufe (si bubullimë) libr. shih te BUBULLIM/Ë, ~A. Bën be e rrufe shih te BE,~JA. Nuk bie rrufeja (reja) në hithra fj. u. mospërf. shih te HITH/ËR,~RA.