RRUGICË
f. sh.
- Rrugë e vogël dhe e ngushtë në një qendër të banuar; ndërtesat anës kësaj rruge dhe ata që banojnë në to. Rrugicë e ngushtë (e vogël). Rrugicë e verbër (pa krye). Rrugicat e qytetit (e lagjes). Rrugicë me kalldrëm. Rrugicë më rrugicë. U fut në një rrugicë. Shkonte rrugicave. E njeh (e di) e gjithë rrugica.
- Shteg i ngushtë, i shtruar a i rrahur nëpër një lulishte, në oborrin e një ndërtese etj. Rrugicat e lulishtes (e parkut). Rrugicë me pemë anash.
- shih RRUGIN/Ë,~A. Rrugicat e shtëpisë.
- shih RRUG/Ë,~A
- Rrugicë e qëndisur. Prodhimi i rrugicave. End rrugica. Lajnë (ngjyejnë) rrugicat. Shtroi rrugicat.