Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRUGOR

    mb.
    1. Që u përket rrugëve, që ka të bëjë me rrugët, i rrugëve; që bëhet në rrugë. Rrjeti rrugor. Qarkullimi rrugor. Shenjat rrugore. Punime rrugore. Nyjë rrugore.
    2. Që merret me ndreqjen dhe me mirëmbajtjen e rrugëve. Punëtor rrugor. Ndërmarrja rrugore.
    3. Që kujdeset për qarkullimin në rrugë, që ndjek zbatimin e rregullave të qarkullimit në rrugë. Policia rrugore. Kontrolli rrugor.