RRUNGAJË
f. sh.
- Ortek dëbore. Zhurma e rrungajës. Gjurmët e rrungajës.
- fig. Turmë e madhe njerëzish a kafshësh që lëviz me rrëmbim; ortek. Rrungajë njerëzish (kafshësh). Derdhet rrungaja.
- fig. Rrëmujë, pështjellim. U bë rrungajë e madhe.
- Dru i rrëzuar dhe i kalbur a i tharë; përmb. drurë, gurë e dhe që shemben nga mali a që sjell lumi me vete. Nuk sjell lumi gjithnjë rrungaja. fj. u.
- Rrëgallë; tokë gurishtë, që nuk jep prodhim, rrëgallinë.
- Përrua i rrëmbyer, që sjell me vete kërcunj e gurë. Rrungajat e matit.
- fig. keq. Njeri i trashë, kërcu.
- përd. ndajf. Në rrëmujë, në pështjellim. Ecnin rrungajë. Ikin rrungajë.
- përd. ndajf. Plot e përplot me diçka, zakonisht në pështjellim a të shtrirë. Ishte mali rrungajë me ushtari. U shtrinë njerëzit rrungajë.