Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRYL

    m. sh.
    1. anat. Gabzherr, skërfyell. Rryli i fytit. I zuri rrylin.
    2. kryes. sh. Damarët e fytit. I dalin (i duken) rrylat. E kapi për rrylash.
    3. Grykë; lëfyt. Rryli i shishes. Rryli i enës. Zien në të katër rrylat zien fort, duke gurgulluar në grykë të enës.
    4. vet. sh. Makarona të vogla si guaska kërmilli, bobole.
    5. Kalli misri i madh, i mbushur plot me kokrra. Rryla misri. Zgjodhi ca rryla.
    6. fig. Njeri me trup të gjatë e të madh, por zakonisht pak i trashë nga mendja.