RRYMË
f. sh.
- Rrjedhë e vrullshme uji ose e një lëngu tjetër: rrymat e oqeanit; rryma e lavës; lundron në drejtim të rrymës; e mori (e shpuri) rryma.
- Vijë e hapur nga ujërat e shirave.
- Rrjedhë ajri, gazi, grimcash etj. që lëviz me forcë e me shpejtësi: rrymë ajri (gazi); rrymat në atmosferë.
- elektr. Lëvizje e drejtuar e ngarkesave elektrike; tufë grimcash elektrike, që lëvizin nëpër përcjellësit: rrymë trefazore (shumëfazore).
- fig. Lëvizje në një fushë të jetës politike, shoqërore, artistike etj. që ka një program të caktuar, drejtim: rrymë letrare (filozofike).
- fig. Rrjedhë: rrymë njerëzish; rryma e jetës; në rrymë të... në rrjedhë të...
Shprehje
- Ecën kundër rrymës vepron në drejtim të kundërt me shumicën; e mori rryma shkoi padashur me të tjerët; iu nënshtrua mendimeve e veprimeve të të tjerëve, e mori vala; shkon pas rrymës bën si bëjnë edhe të tjerët, nuk vepron në mënyrë të pavarur.