Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SEKS

    m. sh.
    1. Tërësia e tipareve natyrore, që dallojnë mashkullin nga femra dhe që i përcaktojnë secilit rolin e veçantë në riprodhimin e llojit; gjini. Seksi mashkull (femër). Seksi dhe mosha. Pa dallim seksi. Për të dyja sekset. Veçoritë e seksit.
    2. Tërësia e meshkujve ose e femrave, që dallohen vetëm nga gjinia. Seksi i fortë burrat, sipas paragjykimeve mbi dallimin e meshkujve nga femrat. Seksi i dobët (i bukur, delikat) edhe iron. gratë, sipas paragjykimeve mbi dallimin e meshkujve nga femrat. Seksi mashkullor burrat. Seksi femëror gratë.
    3. Epshi seksual.