Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHAH I

    m.
    1. Lojë me prejardhje nga vendet e Lindjes, që luhet ndërmjet dy vetave në një dërrasë të ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorë të vegjël dhe me tridhjetë e dy figura (gjashtëmbëdhjetë të bardha e gjashtëmbëdhjetë të zeza), të cilat kanë vlera të ndryshme dhe vendosen e lëvizin sipas disa rregullash të caktuara; fusha dhe figurat e kësaj loje. Loja e shahut. Kampionati i shahut. Fushë (dërrasë, gur) shahu. E mundi në shah.
    2. Gjendja në këtë lojë, kur figura e mbretit është sulmuar drejtpërdrejt nga një figurë kundërshtare; sulm i drejtpërdrejtë me një figurë mbi mbretin e kundërshtarit. Shah i përhershëm. Shah mat. Shah me kalë. I jap shah. Jam shah.

      Shprehje

      • Gur shahu dikush që vepron sipas dëshirave të një tjetri.