Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHAJAK

    m. sh.
    1. Stof leshi i trashë e zakonisht i ashpër, i punuar në avlëmend me katër liq dhe i dërstilur, që përdoret për të bërë veshje të sipërme fshatare. Shajak i bardhë (i zi). Shajak i trashë (i ashpër, i butë). Rroba (pallto) shajaku. Një vilar shajak.

      Shprehje

      • E ka lënë shajak punën e ka lënë punën në një gjendje jo të mirë, e ka lënë keq. Me shajak e me dajak herë me të mirë e herë me të keq; edhe me kulaç, edhe me kërbaç.