Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHALQI

    m. sh. bot.
    1. Bimë njëvjeçare me kërcell të gjatë e të shtrirë përtokë, me gjethe si pëllëmbë, që bën kokrra të mëdha, të rrumbullakëta ose vezake; kokrra e kësaj bime me lëkurë të trashë, të gjelbër ose laramane, e me tul të kuq, të lëngshëm e të ëmbël, i cili hahet. Shalqi farëvogël (farëmadh). Shalqi laraman. Shalqi vendi. Zemra e shalqirit. Thelë shalqiri. Fara shalqiri.

      Shprehje

      • Nuk mbahen dy shalqinj (dy kunguj) nën një sqetull (në një dorë) fj. u. shih te KUNGULL,~I. Të ha shalqirin e të rreh me lëkura është mosmirënjohës, ha bukën dhe përmbys kupën.