Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHAMATË

    f. sh.
    1. Zhurmë e madhe nga të thirrurat e dy a më shumë vetave, që grinden a që zihen ndërmjet tyre, potere; grindje a zënkë ndërmjet dy a më shumë vetave, që thërrasin e bërtasin duke bërë zhurmë të madhe. Shamatë e madhe. Bën shamatë. Krisi (plasi) shamata. Hyri në shamatë.

      Shprehje

      • Bëri shamatë për diçka kundërshtoi me të madhe, duke bërë shumë zhurmë. Nuk i bëj shamatë dikujt nuk e trazoj, nuk i flas, e lë në punën e tij, nuk ndihem.