Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHARROJ II

    jokal.
    1. Fundosem, shkoj në fund, humbulloj; zhytem në diçka të shkrifët ose të ujshme. Sharroj në dëborë. Sharroj në llucë (në baltë). Sharroi lundra.
    2. fig. Zhytem, futem thellë. Sharroj në terr. Sharroj në mendime.
    3. Më vjen fundi, mbaroj; vuaj, heq keq për diçka; ngordh për të ngrënë, për të pirë etj. (edhe fig.). Sharroi krejt. Sharruan atyre maleve. Sharroi për të ngrënë. Sharroi për duhan (për një cigare). Sharroi nga uria.