Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHËRBIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHËRBEJ, SHËRBEHEM, Shërbim i mir ë(i shpejtë, i kulturuar). Shërbimi në kufi (në flotë, në aviacion). Personeli i shërbimit. Infermierja e shërbimit. Kultura e shërbimit.
    2. Puna që bëjmë për dikë duke i shërbyer. E kryen mirë shërbimin.
    3. Detyra që na është ngarkuar, të cilën e kryejmë në një kohë të caktuar; puna që bëjmë kur vemi diku për të kryer një detyrë shtetërore dhe koha sa zgjat kjo punë. Pasaportë (vizë) shërbimi. Jam (shkoj) me shërbim. Kthehem nga shërbimi.
    4. kryes. sh. Punime të ndryshme bujqësore që u bëhen bimëve, me qëllim që ato të zhvillohen mirë, përkujdesjet për kafshët shtëpiake, puna që bëjmë për rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Shërbimet kulturore (agroteknike). Shërbimet në të lashtat (në fidanët, në perimet). U bëj bagëtive (bimëve) të gjitha shërbimet. Kush nuk i bën shërbim kalit, bën udhën më këmbë. fj. u.
    5. Të qenët në marrëdhënie pune gjatë një kohe të caktuar. Kam njëzet vjet shërbim.
    6. ek. Puna që bëhet nga një sistem i organizuar njësish të posaçme ekonomike për të përmbushur nevoja të ndryshme të jetës së përditshme të popullit. Shërbimet komunale (e artizanatit, e meremetimit). Degët e shërbimit. Rrjeti i shërbimit. Pikë shërbimi. Sektorët e shërbimeve.
    7. Veprimtaria që zhvillohet nga institucione shtetërore të caktuara në disa fusha të ekonomisë, të transportit, të shëndetësisë, të kulturës etj.; njësia, institucioni etj. që kryen këtë veprimtari. Shërbimi ajror (detar, hekurudhor, postar). Shërbim mjekësor (veterinar, zooteknik). Shërbimi bankar. Shërbimi bibliografik (statistikor). Shërbimi meteorologjik. Shërbimi i ndihmës së shpejtë. Shërbimi i mbrojtjes së bimëve.
    8. usht. Të qenët në radhët e ushtrisë për të kryer detyrën që i takon çdo qytetari; detyra që i ngarkohet një ushtaraku nga komanda e tij. Shërbim ushtarak (paraushtarak). Shërbim aktiv. Shërbim i detyrueshëm. Shërbim nën armë. Shërbimi i rojës (i garnizonit). Shërbim nate. Shërbim jashtë radhe. Kryej (marr, lë) shërbimin. Jam në shërbim. Thërres në shërbim. Liroj nga shërbimi. Puna që bëjmë në të mirë të dikujt a të diçkaje. Shërbime të shquara. I sjell shërbime atdheut. I bëri një shërbim të madh.
    9. sport. Goditja e topit sipas disa rregullave të caktuara për ta vënë në lojë (në volejboll, në pingpong e në tenis). Shërbim i fortë (i gabuar). Vendi i shërbimit. Kreu (humbi) shërbimin.
    10. fet. shih SHËRBES/Ë,~A