Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHEKULL

    m. sh.
    1. Periudhë kohe prej njëqind vjetësh, që shërben për të ndarë historinë e njerëzimit dhe që matet duke filluar nga viti i parë i erës së re e duke shkuar pas ose përpara këtij viti; kohë prej njëqind vjetësh, duke filluar nga një vit çfarëdo. Shekulli i parë (i dytë, i tretë, i njëzetë). Shekulli i ri. Në shekullin e kaluar. Një çerek shekulli. Mesi i shekullit. Gjysma e parë (e dytë) e shekullit. Në fillim të këtij shekulli. Në thellësi të shekujve në lashtësi. Në rrjedhë (në rrymë) të shekujve. Për shekuj me radhë. Lavdi në shekuj!
    2. Periudhë historike gjatë së cilës ka ndodhur ndonjë ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme ose është zhvilluar veprimtaria e ndonjë njeriu të shquar, epokë. Shekulli i Skënderbeut. Shekulli i energjisë atomike.
    3. (me numërorin themelor një) bised. Një kohë shumë e gjatë, sa s'mbahet mend. Ka një shekull kjo punë. Ka një shekull që s`e kam parë.
    4. vjet. Bota, jeta. Në këtë shekull. Fjalët e shekullit. Faqe shekullit. Bukuri në shekull bukuri e dheut. E di gjithë shekulli.

      Shprehje

      • Shekulli i artë (koha e artë) shih tek ARTË (i,e).