Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHEKULLARIZOJ

    kal. libr.
    1. E shkëput nga mbarështimi a ndikimi i kishës dhe i klerit, duke i dhënë karakter laik a shtetëror, e bëj laik. Shekullarizoi arsimin.
    2. E bëj pronë të shtetit një pronë të kishës. Shekullarizoi famullitë. Shekullarizoi pasuritë e kishave e të manastireve.