Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHENJTËROJ

    kal.
    1. fet. E bëj, e quaj a e shpall të shenjtë; e mbaj dhe e kremtoj si të shenjtë (për të kremtet fetare). E shenjtëruan atë njeri (atë vend). Shenjtëronin ujin (verën). Shenjtëronin të dielën.
    2. fig. E nderoj si të shenjtë, e bëj të shenjtë, e mbaj si të paprekshme dhe si të pacenueshme; e shndërroj në ligj; përligj. Ideologjia fetare shenjtëron pronën private (shtypjen, shfrytëzimin, ndarjen e shoqërisë në klasa). Norma morale që i ka shenjtëruar kisha (tradita). Qëllimi nuk shenjtëron mjetet.
    3. jokal. bised. Rri me këmbë si i ngrirë dhe i heshtur. Shenjtëronte më këmbë.