Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHERBELË

    f. sh. bot.
    1. Shkurre e vogël e viseve të ngrohta bregdetare, përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose heshtake, të mbuluara me push ngjyrë hiri e me një erë të veçantë, e cila përdoret në mjekësinë popullore, në industrinë farmaceutike etj. Lulet (gjethet) e sherbelës. Lëngu i sherbelës. Era e sherbelës. Grumbullimi i sherbelës. Tharja e sherbelës.