SHESHOJ
kal.
- E bëj shesh diçka, e bëj rrafsh, e rrafshoj; e shtrij, e bëj të sheshtë a pa rrudha. Sheshoj rrugën (oborrin). Sheshoj tokën (arën me lesë). Sheshoj një letër të zhubrosur. Sheshoi rrudhat e ballit.
- edhe fig. Shemb, rrëzoj; shkatërroj krejt, bëj rrafsh me tokën. I sheshuan sarajet e bejlerëve (kullat e bajraktarëve). Sheshuan muret (gjerdhet, ledhet). Tërmeti sheshoi shumë shtëpi. Sheshoj pengesat.
- fig. Zbut, i shpie në një shkallë shumë të ulët, i bëj të parëndësishme, rrafshoj, zgjidh; i afroj e i bëj të gjitha njësoj, i bëj të barabarta, njësoj. Sheshoj mosmarrëveshjet (dallimet). Sheshoj shpërpjesëtimet. Sheshoj mendimet.
- Rregulloj, i vë në rregull. Sheshoj punët. I sheshoi të gjitha gjërat.
Shprehje
- I sheshoi udhën dikujt i hoqi pengesat, ia bëri më të lehtë që të arrijë një synim.