Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHIHEM

    vetv.
    1. Shoh veten të pasqyruar diku; shikohem. Shihem në pasqyrë.
    2. Shoh dikë dhe ai më sheh mua. U panë sy ndër sy. U panë vëngër.
    3. Takoj dikë, gjendem bashkë me të. S`jemi parë që në verë. Kur do të shihemi prapë? U pafshim shëndoshë (me të mira)! ur.
    4. bised. Vizitohem te një mjek. Është parë në shumë doktorë. U pa te mjeku i syve.
    5. vet. veta III. Vete diku; shfaqet, del në shesh, duket. S`janë parë më këtej. Është parë në Fier. Po shihen frytet e para të kësaj lëvizjeje.
    6. vet. veta III. Merret vesh, kuptohet qartë; merr fund, përfundon (zakonisht jo ashtu si e pritnim). U pa që s`ka për të rënë shi. U pa dhe kjo punë. U pa që s`nisemi dot sot.
    7. vet. veta III kr. thj. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më duket, më bëhet, kam përshtypjen se është kështu a ashtu. M`u pa i sëmurë. Iu pa më e madhe. M`u pa i mërzitur. Na u panë të gëzuar.
    8. Pës. e SHOH. Ky dimër s`është parë. Shihet e nevojshme. Së largu nuk shihet.

      Shprehje

      • Siç shihet ndërm. përdoret për t'ia hequr karakterin kategorik një pohimi, duke e paraqitur atë jo si diçka që e themi ne, por si diçka që duket e kuptohet vetvetiu, ose për të përmbyllur një mendim a shtjellim idesh. U pa shënim që vihet zakonisht në një shkresë, në një detyrë mësimore etj. nga dikush për të treguar se e ka shqyrtuar atë dhe ka bërë veprimet e nevojshme. Nuk është parë e as dëgjuar diçka nuk ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Janë parë hënabrenda shih te HËNABRENDA. Janë parë hënajashtë shih te HËNAJASHTË. Janë parë me hënë të keqe shih te HËN/Ë,~A. Janë parë me hënë pisk shih te HËN/Ë,~A.