Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHIJOJ

    kal.
    1. Shtie në gojë pak gjellë, pije a ndonjë ushqim tjetër sa për të parë ç'shije ka. Shijoje një herë!
    2. jokal. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më jep kënaqësi në të ngrënë a në të pirë, më pëlqen në gojë, më duket i shijshëm; ma kërkon trupi. Na shijoi shumë kjo gjellë. Më shijoi kafeja. Nuk i shijon rakia (duhani). Nuk më shijon buka vetëm.
    3. fig. E pëlqej, e vlerësoj a e çmoj nga ana estetike; ndiej kënaqësi, gëzohem me diçka. Shijoj bukuritë e natyrës. Shijoj pranverën. Shijoj muzikën. Shijoj një vepër letrare (një shfaqje artistike). Shijoj një lojë të bukur. Shijoj fitoren. Ma shijon syri.