Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHIKIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHIKOJ, SHIKOHEM. Shikimi i problemeve me syrin politik. Pika e shikimit. Gypi i shikimit (i mikroskopit). Pengon shikimin.
    2. Të drejtuarit e syve te dikush a te diçka, vështrim. Hodhi (nguli, mbërtheu) shikimin. Treti shikimin diku larg. Kryqëzuan shikimet. Shkëmbyen nga një shikim.
    3. Shprehja e syve; mënyra si shikon dikush (si shprehje e gjendjes së tij shpirtërore). Shikim i ashpër (i rreptë). Shikim i pastër (i kulluar, i turbullt). Shikim lutës (hetues, pyetës). Shikim i ftohtë (i akullt).
    4. fig. Mënyra si e vështrojmë a e gjykojmë diçka, vështrim. Shikim i gjerë (i thellë, i sipërfaqshëm). Shikim burokratik. Shikim i përgjithshëm (rrënjësor). Shikim klasor (politik). Këndi i shikimit.
    5. shih VËSHTRIM,~I
    6. Shikim i shkurtër (i përgjithshëm).
    7. Kontroll; kujdes e ndihmë. Shikimi teknik i një makine. Shikimi rreshtor. usht. inspektimi i trupave të rreshtuara.

      Shprehje

      • Në shikimin e parë shih te PARË (i,e). Përfshij me një shikim (me sy, me një vështrim) shih te PËRFSHIJ
    8. Treti shikimin (vështrimin) larg shih tek TRET.