SHITEM
vetv.
- Hyj në shërbim të dikujt për të holla ose për përfitime të tjera, duke tradhtuar atdheun, popullin, shokët, idealin etj. Ishte shitur tek të huajt. Ishte shitur kokë e këmbë.
- Shtirem, hiqem, tregohem para të tjerëve, e mbaj veten si... Shitej si mik. Shitej si revolucionar. Shitet si trim. Mos na u shit neve! Kush shitet i madh, është i vogël. fj.u.
- vet. veta III. Blihet, tërhiqet nga blerësit, kërkohet në treg. Pemët shiten shumë. Nuk shitet ky mall.
- Pës. e SHES. U shiten të gjitha biletat. Sa u shit? Nuk shitet kali me një të penguar. fj. u.