Skip Navigation or Skip to Content
X
SHITEM vetv.
1. Hyj në shërbim të dikujt për të holla ose për përfitime të tjera, duke tradhtuar atdheun, popullin, shokët, idealin etj. Ishte shitur tek të huajt. Ishte shitur kokë e këmbë.
2. Shtirem, hiqem, tregohem para të tjerëve, e mbaj veten si... Shitej si mik. Shitej si revolucionar. Shitet si trim. Mos na u shit neve! Kush shitet i madh, është i vogël. fj.u.
3. vet. veta III. Blihet, tërhiqet nga blerësit, kërkohet në treg. Pemët shiten shumë. Nuk shitet ky mall.
4. Pës. e SHES. U shiten të gjitha biletat. Sa u shit? Nuk shitet kali me një të penguar. fj. u.