Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHITOJ

    kal.
    1. vet. veta III mit. Të ndëshkojnë orët a zanat, kur padashur u prish vallen ose tryezën, duke të marrë këmbët, duart, gojën ose duke të magjepsur, shuplak (sipas besëtytnive). Të shitoftë zana! mallk.
    2. krahin. Qëlloj. E shitoi me të parën.
    3. krahin. Plagos, qëlloj për vdekje (edhe fig.). E shituan në luftë. Shitoi një derr të egër. I shitoi zemrën dikujt. E shitoi me sy. Të shitoftë rrufeja! mallk.