SHKABË
f. sh. zool.
- Shpend i madh grabitqar me ngjyrë të përhime në të kuqërremtë, me qafë të zhveshur, me sqep të kthyer e me kthetra të forta, që ushqehet më tepër me kafshë të ngordhura. Fole shkabe. E hëngrën shkabat.
- Shqiponjë.
Fjalor i gjuhës shqipe