SHKAK
m. sh.
- Dukuri, ngjarje a rrethanë, që bën të lindë, të ndryshojë ose të zhduket diçka tjetër; arsyeja a shtysa pse ndodh diçka: shkaqe historike; shkaku i sëmundjes; shkaku dhe pasoja (filoz.); për shkaqe shëndetësore; nga shkaku i... për arsye..., për pasojë...; nga shkaku që... (se...) ngaqë, sepse, duke qenë se...; për shkak të... nga..., për arsye..., si pasojë...; për shkak se... ngaqë, sepse, duke qenë se...