Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKALAFIT

    kal. bised.
    1. Shqyej, zhvat, copëtoj; gris; prish, shkel me këmbë, shpërndaj andej-këtej (edhe fig.). Shkalafit një mish të pjekur. E shkalafiti era çatinë. Lopët e shkalafitën kashtën (misrin). E shkalafiti me shkelma.
    2. E lodh shumë dikë, e rraskapit, e shkreh. Vapa të shkalafit.