SHKALLËZIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHKALLËZOJ, SHKALLËZOHET. Shkallëzim i vazhdueshëm. Shkallëzimi i detyrave. Shkallëzimi i një vegle matëse (i një aparati matës). Shkallëzimi i bombardimeve.
- spec. Ndarje me vija në fushën e një vegle a të një aparati matës, shkallë. Shkallëzim i dyfishtë. Shkallëzimi i vizores.
- Nënndarje, ngjyrim. Shkallëzimet e një ngjyre. Shkallëzimet midis dy madhësive.
- let. Figurë stilistike, e cila krijohet duke e paraqitur mendimin me fjalë që vijnë njëra pas tjetrës më të fuqishme ose më të dobëta. Shkallëzim ngjitës (zbritës).