SHKALLËZOJ
kal.
- I jap trajtën e një shkalle, e bëj shkallë-shkallë, e bëj me shkallare. Shkallëzoj llamarinën.
- Ndaj me viza të vogla në largësi të barabartë një vegël matëse, pajis me shkallë. Shkallëzoj termometrin (një provëz).
- Vij duke e rritur a duke e shtuar diçka, ngre shkallë-shkallë. Shkallëzoj punën me pionierët. Shkallëzoj konfliktin (një vepër letrare). Imperialistët shkallëzojnë luftën (ndërhyrjen).
- I ndaj në shkallë a i rendit shkallë-shkallë sipas një kriteri të caktuar. Shkallëzoj punimet (kërkesat, detyrat, të dhënat).