Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKALLËZUAR

    mb.
    1. Që ka trajtën e një shkalle, që është bërë shkallë-shkallë a me shkallare. Kodër e shkallëzuar. Rrugë e shkallëzuar. Llamarinë e shkallëzuar. Paralele të shkallëzuara. sport. Formacion luftimi i shkallëzuar.
    2. Që është ndarë me viza të vogla në largësi të barabarta, që është pajisur me shkallë. Vizore e shkallëzuar. Provëz (enë) e shkallëzuar.
    3. Që vjen duke u rritur, duke u shtuar a duke u ngritur shkallë-shkallë, që bëhet shkallë-shkallë. Ftohje e shkallëzuar. Pjekja e shkallëzuar e frutave. Punë edukuese e shkallëzuar. Detyra të shkallëzuara. Depërtim i shkallëzuar.