Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKALLMOHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Shkatërrohet, prishet krejt, shembet nga themeli; shkulet nga vendi, thyhet, zbërthehet, bëhet copë-copë. U shkallmua muri (dera). U shkallmua anija (barka). Janë shkallmuar shkëmbinjtë (shkrepat).
    2. fig. Lodhem e këputem nga puna e rëndë, rraskapitem, dërrmohem. U shkallmua fare. Iu shkallmuan krahët. Iu shkallmuan trutë.
    3. Pës. e SHKALLMOJ.