SHKAPËRDERDH
kal.
- Derdh diçka duke e përhapur andej-këtej, shpërndaj, përhap pa rregull. E shkapërderdhi farën nëpër oborr.
- Prish të hollat andej-këtej në punë të kota; e bëj gjënë e mallin rrush e kumbulla. I shkapërderdh paratë. E shkapërderdhi mallin (pasurinë).
- fig. Përndaj, nuk e mbaj të përqendruar diçka; kund. përqendroj, bashkoj. I shkapërderdhin forcat.