Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKARRAVIT

    kal.
    1. Shkruaj keq me shkronja të shtrembra e të palexueshme; bëj vija të shtrembra e pa kuptim (zakonisht për fëmijët e vegjël); mbush muret etj. me shkrime a me vizatime të parregullta, që u prishin pastërtinë e bukurinë. Shkarravit emrin. Shkarravit disa fjalë (disa radhë). Shkarravit në tokë (në rërë). Shkarravit kot. Mos shkarravitni muret!
    2. fig. mospërf. Bëj vjersha të dobëta; shkruaj vepra pa vlerë. Shkarravit vargje.
    3. Gërvisht. E shkarraviti me thonj.