Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKËMB

    m. sh.
    1. Gur shumë i madh, me faqe të rrëpirëta e me thepa, që gjendet sidomos në male; shkrep; gur i madh që mezi lëvizet nga vendi: shkëmb i mbidheshëm (i nëndheshëm, i nënujshëm); maja e shkëmbit; rrokullisja e shkëmbinjve; / gjeol. masa minerale që formon koren e Tokës.
    2. sh. -A(t) ndenjëse guri a druri; stol; karrige e thjeshtë.
    3. Si mb. i mbushur me shkëmbinj; i ngurtë e i thatë: vendi është shkëmb; u bë toka shkëmb.
    4. Si mb. fig. shumë i fortë: e ka kokën shkëmb është kokëfortë.

      Shprehje

      • (Qëndron) si shkëmb graniti mbahet fort, është i pathyeshëm.