SHKËMBEJ
kal.
- I jap diçka dhe marr në vend të saj një gjë tjetër, këmbej; lë diçka e marr diçka tjetër; ndërroj: shkëmbej radion me një magnetofon; shkëmbyen unazat (etnogr.) u fejuan; shkëmbejmë pulla; shkëmbyen tufa me lule; në shkëmbim të... në vend të...
- I përgjigjem dikujt me fjalë a me të njëjtin veprim; i jap dikujt përvojën dhe ai jep të vetën, këmbej: shkëmbyen fjalime (përvojën); shkëmbyen fjalë u zunë me fjalë.
- E marr dikë për një tjetër, e ngatërroj.