Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKËNDIJË

    f. sh.
    1. Grimcë e zjarrtë që shkëputet nga një trup i ndezur; xixë: shkëndijë zjarri; shkëndijë elektrike; u shua si shkëndijë vdiq shpejt; një shkëndijë ndez një mal (fj. u.).
    2. fig. Shenjë që paralajmëron fillimin e diçkaje ose është shkak i një lëvizjeje; shfaqje e një ndjenje etj.: shkëndijë shprese (talenti); i lëshojnë sytë shkëndija.
    3. zool. Xixëllonjë: shkëndijat dalin në maj (fig.) çdo punë ka kohën e vet; s'ka ç'i bën shkëndija eshkës së njomë (së lagur) (fig.) një punë kërkon kohën dhe kushtet e nevojshme.
    4. zool. Kandërr që dëmton lulet e pemëve: shkëndija e mollëve.
    5. Si mb. që shkëlqen fort, xixë; shumë i shkathët, shpuzë: e ka syrin shkëndijë; është shkëndijë (dikush).