Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKEL

    kal.
    1. Edhe jokal. vë këmbën diku a mbi diçka dhe e ngjesh; e zë me këmbë ose nën vete dhe e plagos, e vras a e shtyp: shkel barin (lulet); shkeli mbi akull; e shkeli makina.
    2. Rrah në shkalc: shkel shajakun (zhgunin); shkelën mishin (ullinjtë).
    3. Shtyp sustën a një vegël; tërheq këmbëzën: i shkeli frenat; shkeli këmbëzën e pushkës.
    4. Edhe jokal., edhe fig. vete diku, hyj; vizitoj; zbres; pushtoj: nuk i ka shkelur në shtëpi; kam shkelur fusha e male; mos më shkel më këtu!
    5. jokal. fig. Gaboj, shkas: e shkele!
    6. Edhe jokal., fig. dhunoj, cenoj; marr nëpër këmbë, poshtëroj: shkeli ligjin (marrëveshjen); shkeli besën.
    7. Edhe jokal., fig. bised. nis një moshë a një kohë: shkeli në të njëzetat; shkeli dimri.
    8. jokal. fig. I jap fort; nxitoj: ia shkeli vrapit; ia shkeli në punë.
    9. v. III bashkohet mashkulli me femrën (për shpendët): gjeli e shkeli pulën.