Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKELUR

    mb.
    1. Që është shkelur e është ngjeshur a është shtypur me këmbë. Këpucë të shkelura. Bar i shkelur. Borë e shkelur.
    2. I tillë, ku kanë kaluar mjaft herë njerëz e kafshë; i tillë, ku ka shkuar njeriu; që njihet nga njerëzit, i njohur (edhe fig.) (për një vend, për një krahinë etj.); kund. i pashkelur. Vend i shkelur. Krahina të shkelura. Nëpër udhë të shkelura.
    3. I rrahur në dërstilë, i dërstilur. Shajak i shkelur.
    4. fig. I pushtuar nga një ushtri e huaj, i vënë nën sundim nga një shtet tjetër. Tokat (vendet, trojet) e shkelura. Vatrat e shkelura.

      Shprehje

      • Si i shkelur (si i shkuar) në dërstilë shih te DËRSTIL/Ë,~A.