Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKOLLË

    f. sh.
    1. Institucion arsimor mësimi dhe edukimi për brezin e ri; ndërtesa e këtij institucioni; nxënësit e këtij institucioni; sistemi arsimor i një vendi: shkollë nëntëvjeçare (e mesme, e lartë); ndjek shkollën; / bised. dije, arsim, mësim: njeri me shkollë.
    2. fig. Burim i njohurive; përvoja e pasur e dikujt: shkolla e jetës.
    3. Drejtim në fushën e shkencës, të artit, të letërsisë etj. që mbështetet në parime të përcaktuara; rrymë; parimet krijuese dhe metodat e një drejtimi të tillë; ata që ndjekin një drejtim të tillë: shkollë letrare (filozofike).
    4. usht. Stërvitje, mësim: shkollë shënjimi.