Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKOP

    m. sh.
    1. Dhe -a(t) 1. dru i hollë e i gjatë që përdoret për punë të ndryshme; diçka e ngjashme me të: shkop thane; shkopi i bariut; i rrëfeu shkopin (fig.) e kërcënoi; shkop gome (i policit); kërcim me shkop (sport.); po s'pate shokun, pyet shkopin (fj. u.); po e ndyve shkopin të tërë, s'ke ku e kap (fj. u.) s'mund ta ndreqësh një punë të keqe. 2. goditje me këtë dru; fig. qortim i rëndë; dhunë, detyrim me forcë: hëngri ca shkopinj. 3. si mb. shumë i dobët: ishte bërë shkop.

      Shprehje

      • U bë për shkop u plak shumë; i bindet shkopit të dirigjentit (të dirigjuesit) libr. i nënshtrohet verbërisht dikujt; ka gjetur shkopi doçen keq. ka gjetur tenxherja kapakun; me shkopin magjik me një të thënë; menjëherë e pa mundim; i vë (i fut) shkopinj në rrota e pengon dikë, i nxjerr ngatërresa.