Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKREH

    kal.
    1. Lë të lira pjesët e një pajisjeje a të një vegle dhe bëj që ajo të punojë; kund. ngreh: shkreh çarkun (kurthin, grackën); / tërheq këmbëzën e një arme zjarri, shtie: s'e ka shkrehur pushkën s'ka qenë në luftë.
    2. Lëviz nga vendi çdo gjë, prish: e shkrehu shtëpinë.
    3. fig. Ndërpres; i jap fund: e shkrehën muhabetin.
    4. fig. Lodh shumë; rraskapit; dobësoj; gajas: e shkrehu puna (sëmundja); na shkrehu së qeshuri.
    5. Shpërthej; shkrep: ia shkrehën gazit; ia shkrehu të qarit.