Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKREHËS

    Im. sh.
    1. elektr. Mekanizëm shkyçjeje. Shkrehës me veprim të ngadalësuar (të menjëhershëm).
    2. usht. Vegël e posaçme që godet ndezësin dhe shkakton plasjen e granatës a të minës. Shkrehësi i minës (i granatës).Vë (heq) shkrehësin.
    3. tek. Vegël që shkreh një mekanizëm për të vënë në lëvizje diçka. Shkrehësi i katapultës. Shkrehësi i aparatit fotografik.
    4. Mjet për të zënë shpendë të egër, që bëhet me një thupër të njomë të ngulur në tokë e me një lak; rrasë batine. Ngreh shkrehësin. E zura me shkrehës.
    IImb.
    1. Që shërben për të vënë në lëvizje a për të shkrehur një mekanizëm të ngrehur. Shtyp sustën shkrehëse.