Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKREHUR

    If. sh.
    1. E shtënë (me armë). E shkrehur e thatë. Të shkrehura pushkësh. Pas çdo të shkrehure.
    2. Shpërthim. E shkrehur gazi.
    IImb.
    1. Që është shkrehur, i zbrazur, i shkrepur (për armët). Pushka ishte e shkrehur.
    2. I zbërthyer, i zgjidhur, i hequr (për diçka që ka qenë e ngrehur ose gati për punë); kund. i ngrehur. Çark (kurth) i shkrehur. Dollap i shkrehur. E la shtëpinë të shkrehur e la shtëpinë të parregulluar, me plaçka të ngritura.
    3. fig. I lodhur, i këputur, i rraskapitur; i dobësuar, i tretur (nga ndonjë sëmundje a nga ndonjë punë e rëndë); i lëshuar. Me nerva të shkrehura. Ishte i shkrehur fare.
    4. fig. Që është jashtë rregullave e normave morale të shoqërisë, i shthurur, i shfrenuar. Jetë e shkrehur. Dëfrim i shkrehur.